Aktori e këngëtari i njohur shqiptar, Bes Kallaku, ka gjetur sërish dashurinë.

Ndonëse akoma nuk i ka zbuluar identitetin, artisti po vazhdon të publikojë imazhe me të.

Në një fotografi të re, edhe pse nuk duket, ai i ka bërë një dedikim emocionues.

“Ti më riktheve Besin dhe më zbukurove jetën”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

Akoma nuk dihet se kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën komedianit.

Kjo vjen pak vite pas ndarjes nga artistja Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka dy fëmijë, shkruan telegrafi.

Ndarja e tyre bëri bujë të madhe, gjersa mes rreshtave kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

The post Pas ndarjes së bujshme nga Xhensila, Bes Kallaku rigjen dashurinë: Më zbukurove jetën appeared first on Veriu.info.