Shemsi Krasniqi dyshohet se vdiq nga sulmi në zemër gjatë ditës së sotme.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i pyetur nga Gazeta Express lidhur me këtë rast tha;

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë.

Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, tha ai.

The post Policia deklarohet për vdekjen e Shemit appeared first on Veriu.info.