Për herë të parë janë publikuar pamjet e kapërcimit të murit të shtëpisë së Big Brother nga Gjesti pak ditë më parë, ndërsa ky i fundit ka treguar arsyen se përse e bëri atë veprim.
“Ka ditë që jam i ngarkuar, unë kam më shumë se të gjithë izolim dhe mbaj peshën e banorëve, dhe me Eglin.
Nuk dua të shoh një vajzë duke qarë pas meje se po më bën keq, është e dhënë pas mejë gjithë kohës, dhe po ndihem keq se nuk po duket normale.
E kam pasur dhe jashtë një situatë me një vajzë që ka shkuar dhe në një gjë edhe më të keqe.
Jam i ngarkuar dhe i lodhur, pata një ngushtim në zemër, desha thjeshtë për të parë më shumë. I kërkoj falje publikut dhe familjes time, keni marrë masat dhe ju, kam fol me psikologen”, tha ai.
The post Publikohen pamjet se çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë appeared first on Veriu.info.
