Na ndan dhe një muaj nga fillimi i Kampionatit Botëror 2026, që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanadë.
48 shtete do të luftojnë për të fituar trofeun e famshëm të artë, ku pritet të ketë spektakël dhe dramë gjatë verës.
Ndërsa padyshim vëmendja është te këngëtarja e famshme kolumbiane, Shakira e cila publikoi këngën “Dai Dai”, në bashkëpunim me Burna Boy.
Kjo këngë do të jetë kënga zyrtare e këtij edicioni, ku në videoklip përfshin dhe lojtarë të shumtë si Kylian Mbappe, Lionel Messi, Luis Díaz, Vinícius Jr, Rodri, Takefusa Kubo, Santiago Giménez, Alphonso Davies, Jamal Musiala, Christian Pulisic, Harry Kane dhe Erling Haaland.
Botërori, nis zyrtarisht më 11 qershor dhe do të përfundojë me 19 korrik.
The post Publikohet kënga “Dai Dai” e Shakirës për Botërorin 2026 appeared first on Veriu.info.
