Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka lënë të kuptohet se mund të kandidojë për president të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lahaj, me tone ironike, shkroi se ka hapur kandidaturën për president të pavarur.

“Neve Rugovaseve na shkon kryetarallaku! Na veç një të keqe e kemi që filozofisë tonë i duhen së paku nja dy dekada me u kuptu, edhe pse nuk është që na bën shumë përshtypje fakti që humbim kohë”, ka shkruar Lahaj.

“Pak shaka, po ditë të mira kanë me ardhë”, ka shkruar ai, duke publikuar edhe një fotografi nga një vizitë e mëparshme në Parlament.

Postimi i plotë:

“Hapi kandidaturen si president i pamvarun”

Neve Rugovaseve na shkon kryterallaku! Na veq nji te keqe e kemi qe filozofise tone i duhen se paku nja 2 dekada me u kuptu, edhe pse nuk osht qe na bon shume pershtypje fakti qe humbim kohe.

Pak shaka, po dite te mira kane me ardhe.

Foto nga vizita ne Parlament, kohe ma pare.

The post Ramë Lahaj: Hapi kandidaturën si president i pamvarur appeared first on Veriu.info.