Në moshën vetëm 9-vjeçare, Reis Shala po dëshmon se talenti, puna dhe përkushtimi nuk njohin moshë.

Me interpretimin e këngës “NËNA”, me tekst të Ramiz Shala dhe muzikë e orkestrimin e mjeshtrit Agron Dragaj, Reisi ka kaluar me sukses të gjitha audicionet e organizuara nga Global Talent, duke marrë vlerësimet maksimale nga juria profesionale.

Ky sukses është një dëshmi e rrallë e potencialit artistik që posedon ky fëmijë i jashtëzakonshëm, i cili me zërin e tij të pastër, interpretimin emocional dhe paraqitjen skenike ka fituar zemrat e publikut dhe vlerësimin e profesionistëve.

Pavarësisht moshës së re, Reis Shala tashmë ka ndërtuar një profil premtues artistik, me pjesëmarrje dhe performanca në skena e festivale të ndryshme, duke treguar siguri, disiplinë dhe dashuri të veçantë për muzikën. Kënga “NËNA”, me mesazhin e saj të ndjerë dhe interpretimin brilant të Reisit, është shndërruar në një paraqitje që emocionon dhe lartëson vlerat familjare e shpirtërore.

Kalimi me rezultate maksimale në të gjitha audicionet e “Global Talent” nuk është vetëm sukses personal i Reisit, por edhe një krenari për familjen, artin tonë dhe brezin e ri të talenteve shqiptare.

Reis Shala po rritet si një emër që premton shumë në skenën muzikore, ndërsa ky sukses i radhës është vetëm një hap drejt rrugëtimit të madh artistik që e pret.
Kur talenti bashkohet me punën dhe mbështetet nga mjeshtër të artit, lindin histori suksesi si kjo e artistit të vogël, por me zemër të madhe Reis Shala.

https://youtu.be/IsEoIuw_0W8

The post Reis Shala, talenti i vogël që po premton shumë në artin shqiptar appeared first on Veriu.info.