Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është më mirë të dalë sesa të degradojë edhe më shumë me nivelin që ai ka degraduar.

Pas këtyre fjalëve, Rogerti u ngrit në këmbë dhe doli nga shtëpia.

Veprimi i tij u duartrokit nga banorët, që e mirëpriten largimin e banorit.

Gjatë javës, Rogerti ka banalizuar me debatin duke i ofenduar vajzat e shtëpisë dhe motrat e dia prej banorëve.