Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez vendosën ta bëjnë martesën e tyre ndryshe nga sa mund të pritej për një çift kaq të famshëm.

Në vend të një ceremonie madhështore, ata zgjodhën shtëpinë e tyre, ku u martuan më 10 gusht, të rrethuar nga fëmijët dhe në një atmosferë krejtësisht private.

Georgina ka treguar se arsyeja ishte e veçantë: ajo dëshironte që pas 30 vjetësh fëmijët e tyre ta kujtonin ditën kur prindërit shkëmbyen betimet pikërisht në tryezën familjare.

Edhe pse dikur ëndërronte një dasmë si në përralla, me kështjellë dhe kurorë me diamante, sot Georgina thotë se luksi më i madh për familjen e tyre është privatësia.

Data e martesës kishte gjithashtu një domethënie të veçantë, pasi përkonte me 10-vjetorin e takimit të tyre të parë në një dyqan Gucci në Madrid.

Çifti nuk përjashton mundësinë e një feste të madhe në të ardhmen, këtë herë me miqtë dhe të afërmit.

The post Ronaldo dhe Georgina habitin me dasmën intime, ja pse zgjodhën shtëpinë appeared first on Veriu.info.