E lindur dhe rritur në Kosovë, Rrezja po shfaqet si një emër premtues në skenën muzikore.

Hapat e saj drejt suksesit kanë nisur herët, me të zbuluar se ka talent për muzikë. Andaj zgjodhi të studiojë pikërisht muzikën, shkruan IndeksOnline.

Rrezja ka qenë pjesë e spektaklit “The Voice Kids of Albania” në moshën 9-vjeçare, një eksperiencë që ka ndikuar në formimin e saj artistik.

Artistja e re nuk është vetëm interpretuese, por edhe autore e këngëve të saj.

 

Ajo kompozon dhe shkruan vetë tekstet, duke sjellë një identitet të veçantë në krijimtarinë e saj.

Projekti i saj më i fundit, “Girl Like Me”, shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e saj.

Për këtë këngë, Rrezja ka bashkëpunuar me producentin me bazë në Los Angeles, John Ho, një emër i njohur në industrinë muzikore ndërkombëtare.

Bashkëpunimi mes tyre pritet të vazhdojë edhe në projekte të tjera, duke hapur rrugën për depërtimin e saj në tregun global.

Zëri melankolik i Rrezes pritet të na ndjekë në çdo hap të përditshmërisë.

 

The post Rrezja po rrezon në skenën ndërkombëtare të muzikës appeared first on Veriu.info.