Këngëtarja kolumbiane Shakira ka publikuar këngën zyrtare të Kampionatit Botëror 2026, të titulluar “Dai Dai”, në bashkëpunim me artistin Burna Boy.

Projekti muzikor po merr vëmendje të madhe në rrjetet sociale vetëm pak javë para nisjes së Kupës së Botës, e cila këtë vit do të organizohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Videoklipi i këngës përfshin paraqitje të disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror, përfshirë Lionel Messi, Kylian Mbappé, Erling Haaland, Vinícius Jr dhe Harry Kane.

Botërori 2026 do të nisë më 11 qershor dhe për herë të parë do të zhvillohet me 48 kombëtare pjesëmarrëse, duke e bërë edicionin më të madh në historinë e Kupës së Botës.

The post Shakira publikon himnin e Botërorit 2026, “Dai Dai” bëhet viral para nisjes së turneut appeared first on Veriu.info.