Këngëtarja kolumbiane me famë botërore, Shakira, ka surprizuar fansat duke zbuluar se do të dëshironte të bashkëpunonte me yllin shqiptaro-britanik Dua Lipa.

Gjatë një interviste në Podcastin me Lele Pons, Shakira u pyet për artistët me të cilët do të donte të realizonte bashkëpunime në të ardhmen. Pa hezitim, ajo përmendi Dua Lipën si një nga zgjedhjet e saj të preferuara.

“Do të më pëlqente të bashkëpunoja me Dua Lipën. Dua Lipa, a po më dëgjon? A e dini që ajo flet spanjisht?”, u shpreh Shakira me entuziazëm gjatë bisedës.

Ndërkohë, Lele Pons e vlerësoi Dua Lipën duke e quajtur “të mrekullueshme”, ndërsa Shakira shtoi me admirim: “Ajo është e jashtëzakonshme”.

Deklaratat e Shakirës kanë ngjallur interes tek fansat, të cilët tashmë po shpresojnë për një bashkëpunim të mundshëm mes dy artisteve me famë botërore.

The post Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO) appeared first on Veriu.info.