Heidi Klum dhe vajza e saj Leni Klum dëshmuan edhe një herë se janë një nga dyshet më të famshme të modës, duke tërhequr gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit të 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecie.

Ato u shfaqën në premierën e filmit La Grazia të mërkurën, më 27 gusht, me fustane korse të njëjta.

Edhe pse Leni 21-vjeçe është fëmija më i madh i modeles së famshme Heidi Klum 52-vjeçe, ajo shpesh duket si një version më i vogël i saj.

Për këtë rast, ata zgjodhën fustane nga marka “Intimissimi” me të njëjtën prerje, por me ngjyra kontras dhe me detaje unike të përshtatura për secilën prej tyre.

The post Si e ëma dhe e bija, bukuroshet marrin vëmendje në Venecie appeared first on Veriu.info.