Në ditët e para të Big Brother VIP Kosova 5, banorët veçse po njihen me njëri-tjetrin, por edhe kanë filluar me debate.
Vjollca Haxhiu në një moment i ka kërkuar llogari Nichit, për një fjalë që i kishte thënë.
Ajo duket se është prekur nga sjellja e tij, pasi i tha se si nuk kishte turp për këtë.
“Si nuk të erdhi marre të më thuash mashtruese, edhe për gjëra tjera, nuk ke lojë”, iu drejtua këngëtarja.
Ai ia ktheu: “Si kam mundur unë, po them. Dua të të kërkoj falje”.
Duket se biseda u zhvillua në mënyrë të qetë, por që nuk i kishte pëlqyer kjo.
Sido që të jetë, Nichi po vazhdon të jetë një nga konkurrentët më të zhurmshëm brenda këtij edicioni.
The post “Si nuk të erdhi marre”, Vjollca Haxhiu përballet me Nichin për fjalën ‘mashtruese’ appeared first on Veriu.info.
