Soni Malaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet më elegante dhe joshëse se kurrë.

Këngëtarja ka pozuar e veshur me një fustan të verdhë, i cili i nxjerr në pah linjat dhe i jep një pamje mjaft elegante.

Por, krahas fotografive, vëmendje të veçantë ka marrë edhe përshkrimi që Soni ka zgjedhur për postimin.

“Mos shiko gjatë, mund të të pëlqej”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar postimin me një mesazh plot vetëbesim.

Fotografitë e reja të këngëtares kanë marrë menjëherë vëmendjen e fansave, ndërsa Soni duket se e di shumë mirë se si të jetë në qendër të vëmendjes.

The post Soni Malaj mahnit me pamjen e fundit: Mos shiko gjatë, mund të të pëlqej appeared first on Veriu.info.