Prime i Big Brother VIP Kosova sonte do të shoqërohet me një mori tematikash.
Por, as momentet relaksuese nuk do të mungojnë, raporton IndeksOnline.
Sonte në “prime” është paralajmëruar përformanca e artistes së mirënjohur, Era Istrefi.
Banorët do të kenë mundësinë të argëtohen po ashtu edhe me këngët e një kandidati për deputet nga radhët e AAK-së.
Bëhet fjalë për Hamdi “Lok” Komonin, 51-shin e AAK-së, që do të përformojë në reality-shoun më të ndjekur të momentit.
Ky do të jetë një një moment relaksimi edhe për Komonin, për të cilin të dielën është “dita D”.
The post Sonte në Prime të Big Brother do të këndojë një kandidat për deputet! appeared first on Veriu.info.
