Disa javë më parë, aktori i njohur Osman Azemi, ose siç njihet me emrin artistik “Gjyla”, pësoi një aksident, gjë që bëri që ai të marrë një trajtim më të thelluar për shëndetin e tij.
Në një postim në Instagram, Azemi ka shkruar se aksidenti e nxori për pak kohë jashtë skenës.
“Të dashur ,
Pas aksidentit që më nxori pak jashtë skenës (jo nga roli, po nga rruga ), dua t’ju falënderoj për kujdesin, dashamirësinë dhe të gjitha mesazhet që më kanë ngrohur zemrën”.
Për në fund, Azemi thekson se shëndeti po përmirësohet dhe se humori nuk i ka munguar kurrë – “akoma nuk kam kaluar në dramë”, shprehet ai, duke shtuar se vazhdon të qëndrojë i fortë në komedi.