Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri gjatë ditës së djeshme njoftoi për ndërrimin e lokacionit, sa i përket mbajtjes së koncertit “Supernova”.
Ishte pararë që koncerti i Daffyt të mbahej në sallën “1 Tetori”, megjithatë, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do mbahen më 28 dhjetor, koncerti do mbahet në sallën e Pallatit të Rinisë.

Pas këtij ndryshimi, ka reaguar edhe bashkëshorti i Dafinës, Kreshnik Gjergjaj.
“Jo ndërrimi i sallës, po asnjë pengesë tjetër rrugës nuk e nal URAGANIN SUPERNOVA. Shkojmë x10 fuqishëm me të njëjtat data në sallën e madhe të ‘Bororamizit’”, ka shkruar ai mes tjerash.
Kujtojmë se Dafina është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.
Interpretimet e saj janë kaq unike dhe njëkohësisht kaq shumë të pëlqyera.
The post U ndërrua lokacioni i koncertit të Dafinës, reagon Kreshniku: Asnjë pengesë nuk e ndalë uraganin…! (Foto) appeared first on Veriu.info.
