Këngëtarja Vesa Luma ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Ajo në Instagram ka postuar dy foto nga Parisi, të shkrepura në data të ndryshme.
Këngëtarja zbuloi se më 12 dhjetor 2012, në orën 12:00, bashkëshorti i saj, Big Basta, e bëri propozimin siç e cilësoi ajo, më të bukur në botë në majën e Kullës Eiffel. Dhe pikërisht 12 vjet më pas, sot më 12 dhjetor 2024 ata u rikthyen në të njëjtin vend, duke pozuar tani si çift i martuar dhe me frytin e dashurisë së tyre, djalin.
