Driloni me këtë rast kishte çuar ankesë tek AIP.
Agjencia, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ndërmori hapa për të shqyrtuar rastin dhe zhvilloi një takim me Xhenetën që kishte bërë publikimin e bisedave. Kjo e fundit, sipas dokumentit deklaroi se incizimet ishin publikuar si përgjigje ndaj shqetësimeve të vazhdueshme nga Driloni, dhe se e kishte paralajmëruar paraprakisht se komunikimi po incizohej.
Sipas vendimit të AIP-së, Xheneta që kishte postuar përmbajtjen ishte zotuar se do t’i fshinte menjëherë incizimet nga rrjetet sociale – gjë që edhe u konfirmua nga zyrtarët e inspektimit, të cilët verifikuan se materialet ishin larguar nga platformat përkatëse.
Në përfundim, AIP vlerësoi se qëllimi i ankesës – fshirja e incizimeve – ishte realizuar dhe, bazuar në ligj, nuk kishte arsye për të ndërmarrë masa shtesë ndaj palës, në këtë rast ndaj Xhenetës që kishte publikuar përmbajtjen. Prandaj, procedura administrative u mbyll.
Në vendim theksohet se kundër këtij vendimi nuk lejohet ankesë administrative, por pala e pakënaqur mund të paraqesë kërkesë për konflikt administrativ në Gjykatën Themelore në Prishtinë, brenda 30 ditësh.
Më poshtë janë dokumentet zyrtare nga AIP:

