Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuliana Nura, është bërë nënë e binjakëve.
Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë Xhuli përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, ku ka rrëfyer për sfidat që ka kaluar gjatë shtatzënisë dhe lindjes.
Ajo ka thënë se ky ishte një nga udhëtimet më të vështira, por edhe më të bukura të jetës së saj.
“Ky udhëtim ka qenë ndër më të vështirët, më të dhimbshmit, por njëkohësisht edhe më të bukurit e jetës sime. Kishte momente frike, lodhjeje, lotësh dhe pasigurie, por në fund, gjithçka ia vlejti në momentin që i mora në krahë dy engjëjt e mi”, ka shkruar ajo.
Xhuli ka theksuar se përballimi i këtij rrugëtimi e ka bërë të kuptojë edhe më shumë forcën e një gruaje.
“Të bëhesh nënë është një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Por t’i sjellësh në jetë dy bebe, duke e përballuar këtë rrugëtim vetëm, më mësoi diçka që nuk do ta harroj kurrë: një grua është më e fortë nga sa mendon”, është shprehur ajo./Klankosova.tv
The post Xhuli e emocionuar pas lindjes së binjakëve: Çdo dhimbje dhe çdo lot kishte një kuptim appeared first on Veriu.info.
