Pak orë para spektaklit të radhës së Big Brother VIP Kosova, rrjetet sociale janë ndezur nga aludimet për hyrjen e një banori të ri në shtëpi.
Reperi Lim Hoti ka publikuar një foto në Instagram me mbishkrimin “New chapter”, ndërsa në sfond shihet qartë logoja e Big Brother VIP, çka ka mjaftuar që ndjekësit të nisin spekulimet se ai mund të jetë banori i radhës që do t’i bashkohet formatit.
Postimi është realizuar në Prishtinë dhe ka marrë menjëherë vëmendje të madhe, duke u komentuar gjerësisht nga fansat e BBVK, të cilët e shohin këtë si një sinjal të qartë për hyrjen e tij në shtëpinë më të famshme.
Kujtojmë se Limi ka pasur një lidhje dashurie me dy banoret e këtij kasti, Albën dhe Bian.

The post Zbulohet banori që pritet të hyjë sonte në BBVK? Nuk do t’u pëlqejë aspak Albës dhe Bias appeared first on Veriu.info.
