Ka disa ditë në rrjet që po “vlon” lajmi se këngëtarja kosovare Fjolla Morina është ndarë nga i dashuri.

Mirëpo, një lajm i tillë duket se është vetëm “për të bërë zhurmë”.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që çifti tashmë tre vjet po shijon momente të bukura bashkë me njëri-tjetrin, ku i dashuri po kujdeset që ta “çojë në qiellin e shtatë” këngëtaren nga befasitë e surprizat e shumta.

Për ata që nuk e dinë, Indeksonline mëson se i dashuri i Fjollës është një biznesmen nga Shqipëria që jeton në Itali.

Ai qenka baba i katër fëmijëve por duket se ky fakt nuk e ka ndaluar që të nis lidhje të re bashkë me këngëtaren e njohur.

Urojmë që lidhja t’iu shkoj mbarë.

The post Zbulohet i dashuri i Fjolla Morinës, qenka baba i katër fëmijëve appeared first on Veriu.info.