Një kontratë që lidhet me Silvete Osmanin, bashkëshorten e Granit Osmanit, ka hapur pikëpyetje serioze mbi mënyrën e angazhimit dhe pagesën e saj nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.

Sipas dokumentit që është bërë publik, pagesa arrin rreth 120.000 denarë në muaj, apo afërsisht 2.000 euro. Një shumë e konsiderueshme kjo, për të cilën publiku kërkon të dijë se çfarë pune kryhet dhe cilat janë rezultatet konkrete të këtij angazhimi.
Granit Osmani duhet të japë përgjigje për pikëpyetjet që kanë lindur rreth kësaj kontrate dhe të sqarojë nëse ekziston ndonjë konflikt interesi apo ndikim në procesin e angazhimit të bashkëshortes së tij.
Ndërkohë, Ministria nuk mund të heshtë përballë pyetjeve që lidhen me shpenzimin e parasë publike.
A është kjo një kontratë e bazuar në meritë dhe kritere profesionale? Çfarë shërbimesh ofrohen për 120.000 denarë në muaj? Dhe kush mban përgjegjësi për këtë angazhim?
Qytetarët kanë të drejtë të dinë se ku shkon paraja e tyre. Transparenca nuk është privilegj, por detyrim i çdo institucioni publik.
The post 🔴 SKANDAL/ 2.000 euro në muaj për bashkëshorten e Granit Osmanit nga Ministria – kush po përfiton nga paratë e qytetarëve? (DOKUMENT) first appeared on .
