Telekomi i Maqedonisë vazhdimisht punon në zgjidhje inovative për transformim digjital të shoqërisë, shkruan TV21. Një nga projektet në këtë drejtim është edhe digjitalizimi në industrinë e furnizimit me ujë, ku në bashkëpunim me Giz-in gjerman dhe ADKOM, Telekomi i Maqedonisë ka instaluar 1000 njehsorë të mençur (smart), për matjen e shpenzimit të ujit. Si pilot projekt, njehsorët janë vendosur në katër komuna, në Krushevë, Dojran, Radovish dhe Kavadar.

“Telekomi i Maqedonisë vazhdimisht investon në zgjidhje digjitale që e përmirësojnë jetën e bashkëqytetarëve tanë dhe gjithashtu kontribuojnë në uljen e shpenzimeve të resurseve natyrore. Një projekt i tillë ku kemi investuar si partneritet publiko-privat, bashkë me partnerët tanë Giz dhe Adkom, është pikërisht ky projekt ku kemi zbatuar 1000 njehsorë të mençur të ujit, në 4 pilot komuna. Njehsorët e mençur automatikisht i mbledhin të dhënat për harxhimet e ujit dhe i dërgojnë përmes rrjetit mobil deri te ndërmarrjet publike. Njëkohësisht, ndërmarrjet publike kanë qasje jo vetëm në shpenzimet e ujit, por gjithashtu në rrjedhje eventuale, që do të thotë ulen humbjet, dhe me këtë ulen edhe shpenzimet për resurse njerëzore, sepse nuk ka nevojë për inkasantë”, tha përfaqësues i Telekomit të Maqedonisë Marjan Bogatinovski, duke shtuar se si kompani po investojnë në projekte të ngjashme edhe në lidhje me energjinë elektrike dhe telemedicinën./tv21.tv