Qindra rrugë të bllokuara ndërsa transporti publik është ndërprerë. Kështu ishte sot në Stamboll, duke vazhduar me protestat nga maji i këtij viti për kryetarin e arrestuar. Këto janë protestat më të mëdha që vendi i ka parë në dekadën e fundit.
Për herën e 136-të, me marshe dhe grushte nëpër kryeqytetin e Nepalit, Katmandu.
Në ishujt Filipine përleshje masive me policinë. Të pranishmit u përpoqën t’i heqin barrikadat.
Në anën tjetër protestuesit kënduan dhe kërcyen me foton e presidentit amerikan Donald Tramp.
Me brohoritje tipike për luftë në Japoni, në Tokio marshuan me tingujt e daulleve tradicionale.
Punëtorët e Koresë së Jugut kërkuan të drejta më të mëdha për punëtorët.
Në Xhakartë, Indonezi, në ahengun e organizuar në sheshin qendror ku kishte mbi 200 mijë qytetarë, iu bashkëngjit edhe presidenti. Me prani të përforcuar të policës dhe armatës, punëtorët kërkuan rritje të pagës minimale dhe luftë kundër korrupsionit.
Qytetarët e Argjentinës e shprehën pakënaqësinë e tyre nga politikat e presidentit.
Marshin ia kushtuan Papës Françesk.

