Një postim i shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale ka ndezur reagime të shumta, duke pretenduar se një fanse nga Arabia Saudite ka paguar plot 1 milion dollarë për të realizuar një fotografi me aktorin e njohur turk, Burak Özçivit.

Në disa media të huaja është përmendur edhe emri i modeles Ainura Daudova, e cila ka pozuar me aktorin gjatë një eventi në Katar. Megjithatë, pretendimi për pagesën marramendëse prej 1 milion dollarësh është cilësuar si i pavërtetë.

Sipas raportimeve, lajmi për shumën rekord është mohuar dhe nuk ekziston asnjë konfirmim zyrtar se një pagesë e tillë ka ndodhur realisht.

Daudova ka reaguar publikisht, duke mohuar se ajo apo ndonjë person tjetër ka paguar 1 milion dollarë për një foto me aktorin turk, ndërsa ka theksuar se pretendimet e shpërndara në rrjetet sociale nuk janë të vërteta.