Kryeministri Hristijan Mickoski nuk tregoi konkretisht se pse Qeveria nuk pranoi financimit e asnjë projekti me të cilin aplikoi Qyteti i Shkupit, mjete këto së janë siguruar nga huamarrja hungareze, përcjell TV21. Mickoski tha se Qyteti i Shkupit tashmë ka në llogari 10 milionë euro për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”, mjete të cilat tha se ende nuk janë shfrytëzuar.

“Qyteti i Shkupit, po, sepse konkurruan me projekte që nuk janë të kompletuara. Kërkojnë autobusë, kërkojnë mjete për mirëmbajtje të higjienës së rrugëve. Në të njëjtën kohë qeveria i ka transmetuar 10 milionë euro, 60 milionë denarë, që rrinë në llogari, për realizimin e një investimi kapital, është bulevardi “Hasan Prishtina”, tashmë 2 vjet, dhe për fat të keq asgjë nuk është bërë mbi këtë bazë”, deklaroi Mickoski./tv21.tv