Bayern ka nisur përgatitjet për merkaton e verës duke identifikuar disa talente të rinj që mund të forcojnë skuadrën.
Kampionët e Gjermanisë kanë shfaqur interes të veçantë për tre futbollistë të dalluar për të ardhmen. Ata janë 19-21 vjeç, shenjë kjo që Bayern po investon te të rinjtë para se të bëhen big.
Mes emrave të përmendur është Givario Read i Feyenoord-it, i cili ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij të qëndrueshme si mbrojtës i djathtë. Ai kushton 35 mln euro dhe Bayern e sheh si titullar, duke qenë se Boey-Stanisic nuk bindin 100%.
Bayern po vëzhgon me kujdes edhe Kees Smit të AZ Alkmaar, një lojtar që shihet si Pedri i ri. Ka disa analistë që e krahasojnë me Cesc Fabregas dhe Luka Modric. Smit kushton 25 mln euro.
Objekti i tretë i interesit është Valentin Barco i Strasburgut, i cili ka lënë përshtypje me kreativitetin dhe kontributin ofensiv gjatë sezonit. Ai luan edhe si mesfushor, edhe si mbrojtës i majtë. Ka klauzolë 40 mln euro. Gjithsej, këta tre talente kushtojnë 100 mln euro.
The post 100 mln euro për tre talente, Bayern po thur planet e së ardhmes appeared first on Telesport.
