11 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë kërkuar evakuim nga Izraeli

Njëmbëdhjetë shtetas të Maqedonisë së Veriut deri më tani kanë kërkuar evakuim nga Izraeli, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

“Sipas informacioneve të fundit, hapësira ajrore mbetet e mbyllur të paktën deri të hënën. Pas rihapjes së saj, do të shqyrtohen mundësitë dhe modelet për organizimin e një evakuimi të mundshëm, në përputhje me rrethanat dhe situatën e sigurisë. Në këtë fazë, rekomandimi për shtetasve tanë është që të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare të autoriteteve izraelite, të veprojnë në përputhje me protokollet e sigurisë dhe të qëndrojnë në strehimore kur të marrin udhëzime”, informoi Ministria.

Sa i përket përfaqësive diplomatike dhe konsullore në Doha dhe Abu Dabi, deri në këtë moment, asnjë shtetas i Maqedonisë nuk ka kërkuar evakuim.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv, Doha dhe Abu Dabi, si dhe nëpërmjet shërbimeve të kujdestarisë, është në komunikim të vazhdueshëm dhe plotësisht në dispozicion të shtetasve të Maqedonisë së Veriut për ndihmën dhe koordinimin e nevojshëm.