Edhe vazhdoi skriningu i banorëve të Trubarevës dhe rrethinës. Nga Ministria e Shëndetësisë informuan se dje, në ditën e parë, janë kontrolluar gjithsej 111 persona, ndërsa tek 11 prej tyre janë konstatuar irritime dhe shqetësime në fyt, për çka janë referuar për ekzaminime të mëtejshme në Klinikën e Pulmologjisë, përcjell TV21. Skriningu përfshin kontroll klinik, matje të pulsit, saturimit dhe vlerësim të kapacitetit vital. Këto kontrolle bëhen me synim zbulimin në kohë të problemeve të mundshme shëndetësore dhe përmirësimin e shëndetit publik pas zjarrit në deponinë e mbetjeve elektronike.
