Rreth 120 mijë fletëvotime nga kategori të ndryshme të votimit nuk janë përfshirë ende në rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit në Kosovë, pasi paraprakisht duhet t’i nënshtrohen procedurave përgatitore dhe verifikuese para numërimit.

Vetëm ato që kalojnë këtë fazë do të përfshihen në numërim gjatë ditëve në vazhdim. KQZ-ja ka shpjeguar që kanë mbetur pa u numëruar vota nga votimi jashtë Kosovës, i mundësuar në përfaqësi diplomatike dhe përmes kutive postare, votimit me kusht në 52 vendvotime dhe votimit të personave me nevoja të veçanta i mundësuar përmes ekipeve mobile. Nga votat e numëruara deri më tani, Albin Kurti ka marrë numrin më të madh të votave, i ndjekur nga Glauk Konjufca dhe më pas radhitet Bedri Hamza.

The post 120 mijë vota ende jashtë rezultatit! Procesi zgjedhor në pritje të verifikimit appeared first on Alsat.