Policia e Kosovës në Viti gjatë ditës së sotme ka shqiptuar një dënim për shkelje të rregullave të trafikut për një qytetar në qytetin e Vitisë.

I njëjti sipas njoftimit të policisë ka ngasur veturën në 122 km/h në një zonë ku përkufizimi i shpejtësisë është vetëm 40 km/h.

Shoferi në fjalë është gjobitur me 400 euro dënim, e krahas kësaj edhe katër pikë negative, dhe heqje e patentës për nëntë muaj.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon te shoferçt që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001./Lajmi.net