128 mijë qytetarë të dielen drejt kutive të votimit, nga mesnata nis heshtja zgjedhore

Të dielën, më 11 janar, vendi do të mbajë zgjedhje të përsëritura për kryetar në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçishtë dhe Qendër Zhupë. Fushata zgjedhore njëzetditore për zgjedhjet përfundon sonte në mesnatë, pas së cilës fillon heshtja zgjedhore deri në fund të votimit më 11 janar në orën 19:00. Materiali i besueshëm zgjedhor është shpërndarë në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe prej andej do të merren nga Këshillat Zgjedhore. Të sëmurët dhe personat në burgje do të votojnë nesër.

KSHZ-ja tregon se gjithçka është gati për zgjedhjet e përsëritura nga pikëpamja organizative dhe teknike.

Kandidatët për kryetar komune të Gostivarit janë Nevzat Bejta, nga koalicioni VLEN, dhe ai i AKI-së, Valbon Limani. Në Vrapçishtë, kandidatët për kryetar komune janë Isen Shabani nga AKI dhe Zulhajrat Demiri, i pavarur. Në Qendër Zhupa, ka vetëm një kandidat për kryetar komune, Arijan Ibraim nga Partia Demokratike e Turqve. Në Mavrovë dhe Rostushë, ka dy kandidatë, Oner Jakuposki, nga VMRO-DPMNE, dhe Anes Ahmeti, kandidat nga LSDM.

Lista e votuesve për votimin e përsëritur është mbyllur tashmë. Në Gostivar, 82,870 qytetarë me të drejtë vote janë të regjistruar në Listën zgjedhore. Lista zgjedhore për Mavrovë Rostushë ka 10,575 votues të regjistruar. Lista e Votuesve për Vrapçisht ka 27,279 qytetarë me të drejtë vote kurse numri i votuesve në Qendër Zhupë të regjistruar në Listën e Votuesve është 7,562.

Zgjedhjet për kryetar komune në këto katër komuna po përsëriten sepse nuk u arrit census ligjor në zgjedhjet lokale të 19 tetorit./ Alsat.mk