Të dhënat shqetësuese për konsumimin e duhanit tek të rinjtë për vitin 2024 janë! Gjithsej 13.6% e nxënësve nga klasa e shtatë deri në të nëntën në vend përdorin produkte duhani, mbi gjysma e tyre janë ekspozuar ndaj tymit të duhanit në shtëpi. Anketa përfshin nxënësit 13 deri 15 vjeç është realizuar në 75 shkolla dhe janë përfshirë afro 4700 nxënës.
“Të dhënat tregojnë se 13,6 % e nxënësve të moshave 13 deri në 15 vjeç aktualisht përdorin ndonjë produktet të duhanit dhe është prevalenca më e lartë e regjistruar deri më tani në shtetin tonë, gjithsej 9% e tyre përdorin cigare elektronike që paraqet më shumë se dyfishin krahasuar me vitin 2016. Shqetësuese janë të dhënat që tregojnë 57% e të rinjve kanë qenë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit në shtëpi ndërsa 55,4% të ekspozuara ndaj tymit në hapësira të mbyllura. Anketa tregon se 73.2 % e të rinjve që pine duhan nuk janë ndaluar të blejnë cigare për shkak të moshës së tyre”, deklaroi Azir Aliu – ministër i Shëndetësisë.
Përpunuesit e hulumtimit thonë se shifrat janë shqetësuese dhe për keqardhje.
“E para përdorimi nikotinës tek të rinjtë mbetet si luftë se si duhet të jete kjo në prioritet tona dhe në politikat shtetërore si e dyta pajisjet me nikotinë marrin shumë hov sidomos tek adoleshentët dhe e treta thithja pasive dhe ndikimi reklamave”, u shpreh Marija Andonovska – Drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik.
Akim Ali, përfaqësues i OBSH-së dhe shef i zyrës së saj në vend, theksoi rëndësinë e ligjit për mbrojtje nga duhanpirja, i cili mbron veçanërisht fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe punëtorët. Ai nënvizoi se një ligj i tillë zvogëlon pranimet në spital, rastet e goditjeve në tru dhe vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa krijon hapësirë për më shumë frekuentim të ambienteve pa duhan dhe përfitime për industrinë e shërbimeve. Ali theksoi gjithashtu se është koha të mbrohet e ardhmja e fëmijëve, pasi asnjë hapësirë nuk mund të konsiderohet private kur punonjësit dhe fëmijët ekspozohen ndaj tymit të cigareve.
