Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 14 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, tetë kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, tre nën ndikimin e alkoolit, një me ndalim aktiv për drejtim, një me shpejtësi më të madhe nga e lejuara dhe një person pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit.
Në Shkup, tre persona kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, dy persona në Manastir dhe nga një në Veles, Tetovë dhe Kavadar.
Një person në Shkup ka drejtuar automjetin me masë aktive ndalimi për drejtim të automjetit. Një person në rajonin e Gostivarit ka drejtuar automjet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa nën ndikimin e alkoolit nga një person janë regjistruar në Tetovë, në Ohër dhe në Kumanovë.
Në Berovë, një person ka drejtuar automjetin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngriten kallëzimet përkatëse penale.
MPB u bënë u apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit publik.

The post 14 shoferë të arrestuar për vozitje të pakujdesshme, 8 pa patentë shoferi appeared first on Alsat.