Skuadra kampione e Oklahoma fitoi 131-101 në fushën e Utah Jazz, duke korrur suksesin e 15-të radhazi në NBA këtë sezon. Williams e Holmgren realizuan nga 25 pikë secili për Thunder.

Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri ekipi i Lakers, që mundi 112-108 Philadelphia dhe qëndorn në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Luka Doncic realizoi një “triple double”, me 31 pikë 15 rebound e 11 asist, mbështetur nga LeBron James me 29 pikë.

Jashtë fushe fiton edhe Boston, që falë 30 pikëve të Broën dhe 27 të White, triumfoi 121-113 në fushën e Toronto. Ndërsa Memphis mposhti 119-96 Portland, ndeshje ku për vendasit u dallua Aldama me 22 pikë.

Nuk zhgënjen skuadra e Denver, që mposhti 115-106 Charlotte, sfidë ku dyshja Murray-Jokic realizoi 62 pikë së bashku. Ndërsa skuadra e Golden State, falë 53 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, mundi 123-91 Chicago.

NBA-Rezultatet e sotme

New York – Orlando, 106-100

Toronto – Boston, 113-121

Charlotte – Denver, 106-115

Memphis – Portland, 119-96

Chicago – Golden State, 91-123

Philadelphia – Lakers, 108-112

Utah Jazz – Oklahoma, 101-131

The post 15 fitore radhazi për Oklahoma që dominon në NBA, Doncic-LeBron i japin fitoren Lakers appeared first on Telesport.