Ministria e Punëve të Jashtme në Turqi ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë, përcjell TV21. Në njoftim thuhet se do të vazhdojë bashkëpunimi mes dy shteteve në të gjitha fushat.
“Urime popullit mik dhe vëlla të Kosovës për përvjetorin e 18-të të Pavarësisë. Do të vazhdojmë ta zhvillojmë bashkëpunimin tonë në të gjitha fushat”, shkruhet në urimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.
