Të martën, përqendro pak nga energjia jote në zgjidhjen e çështjeve më të rëndësishme të shtëpisë dhe familjes. Udhëtimet mund të jenë problematike, pasi mund të shfaqen vështirësi të ndryshme në transport. Një surprizë që do të hyjë sot në jetën tënde do të ketë lidhje me një grua. Marrëdhëniet dhe planet financiare do të ndërlikohen për arsye të ndryshme. Sot shmang marrjen e vendimeve të rëndësishme për të ardhmen, e nëse duhet ta bësh, ndiq intuitën, jo emocionet.

Nëse ke lindur nën shenjën e Dashit, Luanit apo Shigjetarit
Të martën përpiqu të dëgjosh heshtjen, të ndjesh shenjat e natyrës apo të fatit. Mundohu të shohësh të padukshmen, por thelbësoren për ty, që përcakton të ardhmen dhe zhvillimin tënd si individ. Kjo ditë do të kërkojë qëndrime të reja dhe një mënyrë tjetër jetese, për të cilën do të përgatitesh sot, nesër dhe ditët në vijim. Aftësia jote për t’u përshtatur do të vihet në provë në situata të ndryshme. Shmang konfliktet në dashuri. Dashi do ta nisë ditën me një mundësi të re, fat ose përfshirje në një nismë të rëndësishme. Për Luanët, disa plane do të lidhen me një djalë ose burrë, që do t’ju sjellë emocione të këndshme ose përfitim. Shigjetarët do të marrin një lajm që sjell zhgënjim.

Nëse ke lindur nën shenjën e Demit, Virgjëreshës apo Bricjapit
Të martën do të angazhohesh me një premtim që mund të ndryshojë jetën tënde ose të një personi të dashur. Mund të jesh i prirur ndaj debatit apo konflikteve për shkak të ndjeshmërisë emocionale. Megjithatë, kjo do të jetë ditë e rëndësishme dhe me sukses, ndaj mos i lër emocionet të të dominojnë. Përqendrohu në realizimin e planeve kryesore të ditës. Për Demët, dita sjell ngjarje dhe lajme të reja që kërkojnë analizë të hollësishme para çdo angazhimi. Për Virgjëreshat, kjo është një ditë e favorshme për dashuri dhe përvoja romantike. Për Bricjapët, do të ishte mirë të komunikoni me miq apo njerëz pozitivë për të marrë dhe ndarë informacion të dobishëm.

Nëse ke lindur nën shenjën e Binjakëve, Peshores apo Ujorit
Të martën do të vendosësh shumë energji dhe vullnet për çështje që lidhen me familjen apo shtëpinë. Lajme të mira presin ata që kërkojnë një punë të re. Informacioni që do të marrësh në vendin e punës do të jetë i vlefshëm dhe i rëndësishëm. Dita është e favorshme për rregullimin e dokumenteve në institucione shtetërore apo financiare. Binjakët mund ta nisin ditën me pasiguri ose shqetësim, sidomos ata që ende nuk kanë dalë nga një situatë e ndërlikuar. Për Peshoret, dita sjell lajme interesante nga afër dhe larg, si dhe mundësi për udhëtime të suksesshme. Për Ujorët, është koha të mendoni me kujdes mbi burimet tuaja financiare: çfarë keni, çfarë prisni dhe çfarë shpenzimesh mund të përballoni.

Nëse ke lindur nën shenjën e Gaforres, Akrepit apo Peshqve
Të martën do të mbështetesh në ndihmën ose përkrahjen e të tjerëve, sidomos për çështje që lidhen me para apo dokumente financiare. Është një ditë e favorshme për zgjidhjen e çështjeve të parave, por kjo nuk duhet të të bëjë të pakujdesshëm. Dita është gjithashtu e përshtatshme për mbledhje familjare dhe për zhvillimin e çështjeve të rëndësishme në familje. Nëse je përfshirë në një proces gjyqësor, mund të shpresosh për rezultate pozitive. Megjithatë, disa prej jush do të marrin një lajm të pakëndshëm në lidhje me një grua që e njihni. Gaforret do të përballen me vështirësi që lindin nga vetë karakteri i tyre: do të dëshironin të ishin më të kujdesshme me të tjerët, por do ta kenë të vështirë të kontrollojnë emocionet. Akrepat do të përballen me vendime të rëndësishme. Për Peshqit, detyrat dhe marrëdhëniet familjare do të jenë prioriteti kryesor i ditës.

The post 23 Shtatori në Pasqyrën e Horoskopit appeared first on Alsat.