Ruud Gullit ka kritikuar ashpër paraqitjen e Arsenalit në finalen e Champions League, duke thënë se skuadra londineze nuk e meritonte fitoren, ashtu sikurse e dëshmoi edhe verdikti i fushës: “Nuk e merituan të fitonin. Shiko, mund të përpiqesh ta vrasësh një ndeshje duke u mbrojtur, por të paktën mbaj një farë synimi për të sulmuar ndonjëherë”.
Ai shtoi se Arsenali filloi të vononte lojën që në pjesën e parë: “Skuadra londineze filloi të humbiste kohë që në pjesën e parë, pse të mos provonte të shënonte golin e dytë?!”
Gullit u shpreh shumë kritik edhe për kontrollin e topit: “24% posedim topi, oh Jezus Krisht! Kam parë vetëm Saka të lunate si mbrojtës i djathtë!”
Deklaratat e tij theksojnë zhgënjimin me qasjen taktike të Arsenalit në një ndeshje kaq të rëndësishme, duke e konsideruar tepër mbrojtëse dhe pa ambicie sulmuese.
The post “24% posedim topi, oh Jezus Krisht”; Ruud Gullit kritikon ashpër Arsenalin pas finales së Champions-it appeared first on Telesport.
