Benjamin Sesko është një nga qendërsulmuesit më të kërkuar në Europë. Ai aktualisht ka kontratë me Leipzig, por është thuajse 100% e sigurt se në verë do ta shohim diku tjetër.

Për të janë duke u folur 3 destinacione. Plani i parë është të mos ndryshojë kampionat dhe të transferohet te Bayern. Harry Kane pritet të largohet në verë. Ai synon rikthimin në Premier League.

Plani i dytë është Arsenal. Sesko do të ishte copa e fundit e puzzle për të plotësuar 11-shen ideale për Artetën në Londër. Klubi anglez ka gati 75 mln euro për të, edhe pse duket se kaq nuk mjaftojnë.

Plani C është Barcelona. Klubi katalanas po mendon për pasuesin e Robert Lewandowski dhe ka nisur bisedimet me agjentët e Seskos.

The post 3 klube big në Europë nisin negociatat me Seskon, zbërthehen opsionet e sulmuesit për verën appeared first on Telesport.