Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angellov thotë se janë 3 vatra aktive zjarri. Njëri pranë Komunës së Çashkës, Makedonski Brodit dhe në territorin e Komunës së Dollnenit. Zjarri që ka përfshirë pyjet po shuhet nga zjarrfikësit, air traktorët si dhe ekipet e ndërmarrjes së Pyjeve.

“Zjarri është aktiv në territorin e Komunës së Çashkës në zonën e fshatit Bogomillë. Sot dërguam air traktor të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim atje, i cili po ndihmon zjarrfikësit lokalë dhe ekipet e Pyjeve që po punojnë për ta shuar. Zjarri i dytë aktiv ndodhet në territorin e Komunës së Makedonski Brodit në zonën e fshatit Greshnicë, është zjarr i riaktivizuar që më parë ishte aktiv për një periudhë më të gjatë kohore në atë vend, zjarrfikësit lokalë të mbështetur nga ekipet e pyjeve nacionale po punojnë për ta shuar”, tha Stojançe Angelov – Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim./Alsat.mk

The post 3 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin appeared first on Alsat.