30 ditë paraburgim për djalin e afaristit të njohur nga Kumanova /FOTO

Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup ka njoftuar se e ka zbardhur rastin me armën e gjetur në Haraçinë të Shkupit, dhe siç mund të kuptohet, është shqiptuar 30 ditë paraburgim për H.S., djalin e një afaristi të njohur të Kumanovës, për të cilin njoftuam se është ndaluar në Bllacë.

Paraburgimi është bërë pasi është siç thuhet arma e gjetur nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shkup më datë 18.12.2024 në territorin e komunës së Haraçinës, afër rrugës Orllacë drejt Nikushtakut.

“Janë gjetur 9 kallashnikovë, 1 mitraloz dhe sasi të madhe municioni. Pas ndërmarrjes së masave përkatëse e aktiviteteve dhe ekspertizave të ndërmarra, është konstatuar se arma është e H.S.(29) nga Kumanova”, thuhet në njoftimin e SPB Shkup.

Foto nga SPB Shkup