Kjo e martë rrumbullakosi 30 vite që nga blerja e Interit prej Massimo Moratti. Me këtë rast, ish-presidenti zikaltër dha një intervistë për “Corriere della Sera”, ku nisi duke komentuar humbjen e fundit të Interit në “Derby d’Italia” ndaj Juventusit:

“Shumë raste të shpërdoruara dhe shumë presion mbi të shkretin Lautaro. Shumë. Keq, keq, por shikoni, unë e dua Motta. Me të gjithë ata të ‘Tripletës’ kam një marrëdhënie të përjetshme, janë si fëmijët e mi”.

Disa prapaskena nga presidenca e tij: “Shikoja kasetat e kampionatit argjentinas me djemtë e mi, filluam të ndiqnim Ortegan. Duke parë atë, pikasëm edhe Zanettin, ndaj dërgova Suarez në Argjentinë. Pastaj i dhashë dritën jeshile për ta blerë”.

Blerja e Sneijderit: “Duhet të falënderoj një kamarier në Forte dei Marmi, i cili më tha se me të do të fitonim gjithçka. Kishte të drejtë”.

A kishte një lojtar që ëndërronte ta blinte, por nuk e arriti dot: “Iniesta. Kishim shumë ndikim dhe fuqi ekonomike, u përpoqëm me Barcelonën në çdo mënyrë, por nuk kishte shans. Ata do të shisnin këdo, por jo Iniestën”.

Po me Messin: “E ndiqnim në Kupën e Botës U-18 dhe ishim pranë blerjes së tij, por sapo mësova se çfarë po bënte Barcelona për problemet e tij shëndetësore, vendosa të tërhiqesha. Betohem”.

Totti tek Interi: “Roma në atë kohë ishte e zhytur në borxhe… Presidenti i tyre ishte aq i dëshpëruar sa më ofroi Tottin, duke qarë… Pastaj ndoshta ai zgjodhi të qëndronte në Romë, por edhe ne e lamë të qetë atë histori”.

The post 30 vite nga marrja e Interit, rrëfehet Moratti: Tentova për Iniesta dhe Messi, më ofruan Tottin duke qarë… appeared first on Telesport.