Arteta ka arritur kuotën e 300 ndeshjeve si trajner i Arsenal që kur ka marrë drejtimin e “topçinjve”, duke u kthyer në një pikë referimi. Dhe në ndeshjen jubilare, atë që londinezët fituan 2-0 ndaj West Ham, ai mori edhe kryesimin e Premier League.

Skuadra është rikthyer në punë për të përgatitur ndeshjen e radhës, atë ndaj Fulham. Duke folur për mediat, trajneri spanjoll tha: “Jam shumë krenar, është një numër i madh ndeshjesh për këtë klub futbolli”.

Dua t’i falënderoj të gjithë, veçanërisht stafin tim të trajnerëve që kanë qenë me mua që nga dita e parë. “Pa ata, është e pamundur, para së gjithash, të bëj punën dhe së dyti ta shijoj atë. Kështu që, e di që kam njerëzit më të mirë në botë përreth meje

”, tha Arteta.

Gjithashtu, falënderoj lojtarët dhe tifozët, duke më mbështetur, duke më ndihmuar të jem një trajner më i mirë, të mësoj prej tyre, të më frymëzojnë dhe të shijoj momentet e mira gjithashtu”, u shpreh Mikel Arteta.

Doja ta festoja me një fitore dhe e kam arritur. Tani po përgatitemi për rikthimin nga pushimi ndërkombëtar, për ta përdorur kohën edhe për t’u përgatitur, sepse ajo që na pret do të jetë përsëri shumë e vështirë”, tha spanjolli.

The post 300 ndeshje si trajner i Arsenal, Arteta: Krenar, jo çdokush e ka arritur me këtë klub appeared first on Telesport.