Real Madrid ka fituar 3-1 ndaj Villarreal, në sfidën e luajtur në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 8-të në La Liga.
Përveç 4 kartonëve të verdhë, nga dy për secilën skuadër, në pjesën e parë nuk apti asnjë gol. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Në fillim të pjesës së dytë, Vinicius Junior zhbllokon rezultatin në minutën e 47-të.
Braziliani bën vetë gjithçka bukur në krah dhe dërgon topin në rrjetë, i ndihmuar edhe nga devijimi i një mbrojtësi të Villarreal. Në minutën e 67-të, Vinicius pengohet në zonë, arbitri jep penallti. Ishte vetë braziliani që u tregua i saktë nga 11-metrat dhe dyfishoi shifrat.
Në minutën e 72-të, Villarreal ngushton shifrat me golin e Mikautadze, i cili shënoi me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 77-të, Villarreal mbetet me 10 lojtarë, pasi uruguaiani Santiago Mourino merr kartonin e dytë të verdhë dhe largohet nga fusha.
Duke përfituar edhe nga epërsia numerike, në minutën e 80-të, Real Madrid shënon golin e tretë. Jude Bellingham fiton me plot meritë një top në zonën kundërshtare dhe pason për Mbappe, i cili pasi kombinon bukur me Brahim Diaz, dërgon topin në rrjetë.
Dy minuta më pas, sulmuesi francez lë fushën e lojës i dëmtuar dhe në vend të tij futet Rodrygo. Real madrid fiton 3-1 dhe kryeson momentalisht me 21 pikë.
The post 4 gola të shënuar në “Bernabeu”, Real Madrid dhe Villarreal lënë gjithçka për në pjesën e dytë (video) appeared first on Telesport.