Një nga ndeshjet kryesore të javës së 25-të në Serie A mes Lazio-s dhe Napoli-t është mbyllur në barazim 2-2, ndeshje e luajtur në “Olimpico”. Vendasit gjetën të parët golin me Isaksen në minutën e 6′, danezi shënoi një supergol me një goditje të bukur nga distanca.

Pas një topi të gabuar të portierit Provedel, Napoli barazoi shifrat në minutën e 13-të me Raspadori-n, pas asistit të Lukaku-t. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Marusic ishte i pafat në minutën e 63-të duke dërguar padashje topin në rrjetën e tij. Barazimi i vendasve erdhi në minutat e fundit me Boulaye Dia. SHIKO GOLAT

Pas këtij barazimi Napoli i Conte-s bën një hap fals, duke i dhënë mundësinë Inter-it në rast fitoreje ndaj Juventus-it të kalojë në vendin e parë. Napoli momentalisht kryeson me 56 pikë, ndërsa Lazio në vend të katërt me 46 pikë.

The post 4 gola të shënuar në “Olimpico”! Ngec Napoli, Lazio i bën një nder të madh Inter-it (video) appeared first on Telesport.