Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, ende nuk ka arritur atë që të gjithë presim prej tij, qëndrueshmërinë sezonale.

Legjionari kuqezi ka qëndruar në stol dy ndeshjet e fundit me Evertonin. Sot është në tribunë. Pra, gjithsej katër ndeshje që Broja nuk zbret në fushë.

23-vjeçari pritet që të rikthehet të Chelsea, por “Blutë e Londrës” nuk kanë shfaqur ndonjë interes për ta mbajtur në skuadër. Broja me siguri do të shitet përfundimisht nga klubi anglez në verë.

The post 4 ndeshje pa luajtur, Broja nuk po gjen rehat askund. A do të shitet në verë? appeared first on Telesport.