Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e fundit çerekfinale në Champions League. Një spektakël i vërtetë në “Allianz Arena”, ku pjesa e parë Bayern Munich-Real Madrid, është mbyllur 2-3 për spanjollët.
Madrilenët kanë gjetur avantazhin që në sekondën e 35-të, ku pas një gafe fatale të Manuel Neuer, ishte Arda Guler që dërgoi topin në rrjetë nga distanca.
Pavarësisht golit të shpejtë të pësuar, reagimi i bavarezëve ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat në minutën e 6-të. Joshua Kimmich kroson nga këndi, Aleksandar Pavlovic zë në befasi mbrojtjen madrilene dhe portierin Andriy Lunin dhe shënon me kokë, duke barazuar shifrat.
Në minutën e 23-të ka një kontakt në zonë mes Jonathan Tah dhe Ferland Mendy, madrilenët pretendojnë për penallti, por arbitri vazhdon lojën normalisht.
Në minutën e 29-të, Arda Guler ekzekuton një goditje dënimi perfekte, duke mposhtur për herë të dytë Neuer-in. Në minutën e 38-të, ishte radha e Harry Kane për të gjetur rrjetën dhe për të barazuar shifrat 2-2. Anglezi shënoi pas asistit të Upamecano. Në minutën e 42-të, kundërsulm i shpejtë i madrilenëve, Vinicius Junior asiston, Kylian Mbappe shënon.
Në “Emirates”, pjesa e parë mes Arsenalit dhe Sporting Lisbon është mbyllur në barazim pa gola 0-0. Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 41-të, ku goditja e Geny Catamo u përplas në shtyllën e majtë.
The post 45′ e para: “Spektakël” në “Allianz Arena”. Arda Guler i jashtëzakonshëm, mungon goli në “Emirates” (video) appeared first on Telesport.
