Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League, ku nuk kanë munguar golat. Në “Emirates”, Arsenal po barazon 1-1 ndaj Bayern. Londinezët kanë kaluar në avantazh në minutën e 22-të me Jurriën Timber, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Bukayo Saka nga këndi. Bavarezët barazuan shifrat me yllin e tyre të ri, Lennart Karl, pas asistit fantastik të Serge Gnabry.

Në “Metropolitano”, Atletico Madrid është duke fituar 1-0 ndaj Interit, falë golit të Julian Alvarez në minutën e 9-të. Për golin e argjentinasit u desh edhe konfirmimi i VAR, pasi ziklatrit pretenduan për një prekje të topit me dorë.

Në Pire, Olympiacos e nisi mjaft mirë ndaj Real Madridit, Chiquinho befasoi madrilenët duke shënuar një gol shumë të bukur nga distanca, pas një aksioni fantastik të vendasve në minutën e 8-të.

Në minutën e 22-të, Kylian Mbappe barazoi shifrat 1-1, falë një asisti fantastik nga Vinicius Junior. Dy minuta më pas, Arda Guler asiston, Mbappe shënon me kokë golin e dytë. Në minutën e 29-të, Mbappe kompleton “hat-trickun” pas asistit të Camavinga. Pjesa e parë mbyllet 1-3 për Real Madridin.

Liverpool po barazon në “Anfield” 1-1 ndaj PSV. Holandezët gjetën golin që në minutën e 5-të, Ivan Perisic u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Virgil van Dijk. Dominik Szoboszlai barazoi shifrat në minutën e 15-të.

PSG po barazon në “Parc des Princes” 1-1 ndaj Tottenham. Për londinezët shënoi Richarlison në minutën e 35-të. Braziliani shënoi me kokë, pas asistit që mori po me kokë nga Kolo Muani. Për francezët barazoi Vitinha në fund të pjesës së parë.

Sporting po bën detyrën në shtëpi duke fituar 2-0 ndaj Club Brugge. Vetëm në njërën nga sfidat mungoi goli, Eintracht Frankfurt-Atalanta 0-0.

SHIKOGOLAT

The post 45′ e para: Spektakël në “Emirates”, Mbappe i jashtëzakonshëm në Pire. Atletico mjaftohet me golin e Alvarez appeared first on Telesport.