Janë mbyllur pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Club Brugge është duke fituar 2-1 ndaj Barcelonës. Vendasit e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 5-të me Nicolo Tresoldi.

Sulmuesi gjerman shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Carlso Forbs, i cili zuri në fasi mbrojtjen katalanase. Megjithatë, reagimi i katalanasve ishte i shpejtë dhe barazuan shifrat pas 3 minutash me Ferran Torres, i cili shënoi një gol shumë të bukur, pas asistit të Fermin Lopez.

Por, belgët nuk u demoralizuan aspak dhe gjetën sërish avantazhin në minutën e 16-të, me golin e Carlos Forbs, pas një kundërsulmi model.

Manchester City është duke fituar 2-0 ndaj Dortmundit. Phil Foden zhbllokoi fillimisht shifrat në minutën e 22-të, me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Erling Haaland dyfishoi shifrat në minutën e 29-të, pas asistit të Jeremy Doku. Newcastle është duke fituar në “St. James’Park” 1-0 ndaj Athletic Bilbao, me golin me kokë të Dan Burn.

Inter është duke fituar 1-0 ndaj Kairat Almaty, pas golit të Lautaro Martinez në fund të pjesës së parë. Në sfidat e tjera, Ajax-Galatasaray, Benfica-Bayer, Marseille-Atalanta, mungoi goli. Charles De Ketelaere humbi penalltinë për bergamaskët.

SHIKOGOLAT

The post 45′ e para: Club Brugge befason Barcelonën, Man. City dhe Inter “ok” (video) appeared first on Telesport.